Haradinaj për datëlindjen e Bob Dole:Paçim miqësi të përjetshme me Amerikën
BKT
Lajme

Haradinaj për datëlindjen e Bob Dole:Paçim miqësi të përjetshme me Amerikën

​Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, uroi sot që miqësia e Kosovës me Amerikën të jetë e përjetshme.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri me rastin e shënimit të datëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.

Duke folur për kontributin dhe rolin e Dole për popullin e Kosovës, ai tha se vet vizita e këtij të fundit në vitin 1999, ishte kthesë për popullin e Kosovës në ndërprerjen e tragjedisë dhe kthimin e jetës në vend.

Ai  u shpreh se duke nderuar Amerikën, populli i Kosovës nderon dhe veten.

E ish-senatori Bob Dole, përmes një video-mesazh për qytetarët e Kosovës, ka shprehur falënderimet e tij për ndërtimin e bustit, teksa u shpreh se ndjehet krenar për popullin e Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett e quajti frymëzuese iniciativën për ndërtimin e bustit të ish-senatorit Bob Dole, në Kosovë.

Si një person që i ka prirë gjithmonë kauzës për liri, Kosnett tha se nuk kishte se si Dole të mos jepte kontributin e tij edhe në Kosovë.

Ai uroi që monumenti i Bob Dole të jetë inspirim për të vazhduar përpjekjet në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët e Kosovës, dhe për një Kosovë që është në paqe me fqinjët e saj.

Drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka u shpreh se sot po konfirmohet përjetësimi i kujtesës për grollin e senatorit Bob Dole në Kosovë.

Ndërkaq, në fillim të ceremonisë u lexua një letërkëmbim mes kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe ish-senatorit Bob Dole, ku ky i fundit kishte uruar të ketë shëndet në mënyrë që të vizitoi edhe njëherë Kosovën./

    


MË SHUME NGA Lajme