16:34 / 22.07.2019
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli U21 – Kosovë U21
Kombëtarja e Kosovës U21 me 9 shtator do të luajë ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian U21.
Kundërshtar i Dardanëve do të jetë Kombëtarja e Anglisë, shkruan GazetaOlle.com.
Tashmë Federata angleze ka publikuar biletat për këtë ndeshje.
Çmimet për këtë ndeshje do të jenë nga 1 funt deri në 15 funta, dhe ato mund të blihen KËTU.
Angli – Kosovë zhvillohet në stadiumin KCOM të Hull Cityt.























