Johnsoni, lider i ri i konservatorëve dhe kryeministër britanik
BKT
Lajme

Johnsoni, lider i ri i konservatorëve dhe kryeministër britanik

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore dhe, si rrjedhim, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Anëtarët e Partisë Konservatore në pushtet përfunduan dje votimet, gjatë të cilave ata ishin shprehur ndërmjet Johnson dhe kreut aktual të diplomacisë, Jeremy Hunt.

Disa anëtarë të qeverisë së kryeministres së deritanishme Theresa May thanë se do të jepni dorëheqjen para se Johnson t'i shkarkonte ata për të kundërshtuar qëllimin e tij për ta nxjerrë Britaninë jashtë Bashkimit Evropian, me ose pa marrëveshje.

Ministrja e Arsimit sot paraqiti dorëheqjen, duke thënë se ishte shumë e shqetësuar për të lënë BE pa një marrëveshje, raporton Sky News.

Sot më herët, ministri për Evropën dhe Amerikën Alen Duncan paraqiti dorëheqjen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

 


MË SHUME NGA Lajme