Veseli uron kryeministrin Johnson , thotë se kishte në vëmendje Kosovën
BKT
Lajme

Veseli uron kryeministrin Johnson , thotë se kishte në vëmendje Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

"Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit", ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik. Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë.


MË SHUME NGA Lajme