09:53 / 24.07.2019
Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar
Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Komuniteti artistik i organizuar rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit prej kohësh e kalojnë natën në oborrin përpara Teatrit Kombëtar sepse nuk duan të lejojnë shembjen e tij.
Qeveria shqiptare dëshiron që të ndërtohet një teatër i ri në vend të këtij aktual.
Ky fakt ka bërë që në Shqipëri të nisë një debat i madh rreth kësaj çështje nëse duhet apo jo shembja e teatrit.























