Serbi hyn në Kosovë ilegalisht, kapet nga policia
BKT
Lajme

Serbi hyn në Kosovë ilegalisht, kapet nga policia

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb pasi ai e ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Zubin Potok, ku i dyshuari është kapur nga ana e policisë pas kalimit ilegal të kufirit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Lajme