Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Të ftuar të parë do të jenë Mirlinda Kelmendi, organizatore e festivalit dhe Plator Gashi, organizator i festivalit, të cilët do të flasin për festivalin e muzikës kantri "Ranch Fest" në Pejë.

Ndërsa, për të diskutuar rreth projekteve humanitare të shoqatës "Dardani" me seli në Gjermani do të jetë i ftuar Naser Hoxha, kryetar i shoqatës.
 
Në një lidhje direkte do të jetë Selatin Novosella, autor ku do të flasë për promovimin e veprave kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Adem Demaçit.
 
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme