Studimi tregon përse pasta e dhëmbëve po ua shkakton osteoporozën
Një agjent i përdorur në një shumëllojshmëri të produkteve kozmetike mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi të ri.
Produktet që përfshijnë një përbërës të quajtur triklosan mund të shkaktojnë problem të shëndetit të kockave.
Triklosani dikur ishte më i zakonshëm në pasta dhe sapunë, por ka pasur një shtysë për ta eliminuar atë për shkak të pretendimeve se kjo mund të ndikojë negativisht në shëndet.
Hulumtimi i ri, i botuar në revistën ‘Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism’, sugjeron që kimikalja mund të jetë e dëmshme për eshtrat.
Triklosani mund të gjendet në sapunë, pasta dhëmbësh, si dhe shampon duarsh.
Pavarësisht pretendimeve, Anne Clemons, e cila punon në stomatologji në klinikën e Cleveland, pohon se nevojiten më shumë studime për të krijuar një korrelacion ndërmjet osteoporozës dhe triklosanit.























