17:46 / 24.07.2019
Ramadani uron Sekretarin e ri të Mbrojtjes në SHBA
Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka uruar Sekretarin e ri të Mbrojtjes në SHBA, Mark T. Esper.
Ramadani ka shkruar në Facebook se Mark T. Esper është personalitet i veçantë.
Postimi i plotë:
Një personalitet i veçantë u konfirmua për Sekretar të Mbrojtjes në SHBA.
Urime Sekretar Mark T. Esper, duke shprehur përkushtimin tonë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në rrugën përpara sigurisë rajonale dhe globale.
"Deepening the partnership, shaping the future"
#Kosova #USA #partnership
(Foto gjatë vizitës së Sekretarit Esper në Prishtinë, më 2 qershor 2019)























