Mbahet konferenca për perceptimet e qytetarëve për sigurinë publike
BKT
Lajme

Mbahet konferenca për perceptimet e qytetarëve për sigurinë publike

RTKlive

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot në një konferencë bënë publikimin e “Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë: Trendët e perceptimeve të qytetarëve për Sigurinë Publike (2016-2018).

Siguria është një e drejtë themelore e njeriut. Ndjesia e sigurisë apo e pasigurisë ndikon fuqishëm në shëndetin fizik dhe mendor dhe mirëqenien e qytetarëve dhe mund të çojë në rritjen e besimit/mos- besimit, çka ndikon në socializimin e qytetarëve dhe ndjenjën e komunitetit. Si rrjedhojë, QKSS-ja u ka kushtuar vëmendje të veçantë perceptimeve të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike dhe sigurinë personale, që kur u lansua për herë të parë Barometri Kosovar i Sigurisë. 

Ky edicion special i BKS-së ofron një përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve për sigurinë publike në Kosovë gjatë tri viteve të fundit. Më konkretisht, nxjerr në pah trendët e perceptimit mbi sigurinë publike, duke u fokusuar në të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) të mbledhura gjatë periudhës 2016-2018. Të dhënat e mbledhura gjatë kësaj periudhe u përqendruan në shqetësimet dhe problemet kryesore të të anketuarve me sigurinë publike.

Në këtë konferencë, QKSS do të shpalos rezultatet e këtij Edicioni Special ku ndër të tjera do të shtjellohen:

·         Rreziqet dhe kërcënimet kryesore ndaj komunitetit në Kosovë - Vrasjet, plackitjet,  dhuna në familje, aksidentet në trafik, dhuna në shkolla

·         Trendet e Perimetrit të Sigurisë - Shtëpia, lagjja, qyteti, fshati.


MË SHUME NGA Lajme