10:41 / 25.07.2019
Vdes aktori holandez Rutger Hauer, ylli i ”Blade Runner”
Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, aktori holandez Rutger Hauer.
Rutger Hauer është i njohur për adhuruesit e kinematografisë, për rolin e tij si Roy Batty në filmin ”Blade Runner”.
Siç raportojnë mediat e huaja aktori Rutger Hauer, ndërroi jetë pas një sëmundjeje shumë të shkurtër.
”Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Holandë”, thuhet mes tjerash në mesazhin mortor.
Në mesin e atyre që ngushëlluan për vdekjen e tij është regjisori Guillermo del Toro, i cili e quajti atë ”një aktor i madh, i thellë, origjinal dhe magnetik pasi solli të vërtetën, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij”.























