11:17 / 25.07.2019
Shenjat në lëkurë që mund të paralajmërojnë për një sëmundje të rëndë
Gjatë muajve të verës zakonisht lëkura është e thatë për shkak të hidratimit. Por, nëse përveç tharjes dhe çarjes së lëkurës, përjetoni edhe simptoma të tilla si lodhje, kapsllëk dhe shtim në peshë, mund të keni një tiroide jo aktive (hipotiroidizëm), që mund të diagnostikohet me një analizë gjaku.
Sipas Qendrës Mjekësore Universitare të Marilandit, lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu shenjë e mungesës së acidit yndyror omega 3, ku duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me këtë lëndë ushqyese, si bajame, peshk, farat e lirit, produktet e sojës etj.























