12:45 / 25.07.2019
Thaçi dekoron Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se u ka ndarë dekorata, Arif Vladit, Nikollë Nikprelajt dhe Përparim Tomçinit për kontributin që kanë dhënë në muzikë e art.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi.
“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.























