Ja si e komenton David Luiz fitoren kundër Barçës
BKT
Sport

Ja si e komenton David Luiz fitoren kundër Barçës

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz është i kënaqur me mënyrën e lojës në fitoren ndaj Barcelonës.

Trajneri i “bluve”, Frank Lampard iu ka treguar lojtarëve të mos e mbajnë shumë topin dhe kjo bëri që ata të mposhtin kampionët e Spanjës. “Të dy ekipet luajtën mirë. Jam i lumtur me ekipin, sepse luajtëm shumë mirë dhe kishim posedimin e topit gjithashtu. Kundër Barcelonës është vështirë ta mbash posedimin, por ne ia dolëm dhe kishim mundësi të shënojmë më shumë gola. Është një moment i mirë i përgatitjeve para-sezonale. Jemi duke u bërë ende më të mirë, jemi rrugës së duhur dhe këto dy lojë në Japoni na treguan këtë gjë”, deklaroi ai.