16:40 / 25.07.2019
Ja çfarë thotë Lindelof për Maguiren
Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof, shprehet i gëzuar se do të konkurrencë për vendin e tij në “Old Trafford”.
“Djajtë e kuq” janë duke u munduar ta transferojnë në ekip qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Magurire dhe Lindelof është i gatshëm për të luftuar për vendin e tij.
“E dua garën, besoj se është një gjë e mirë për klubin. Kur ke lojtarë të mirë në pozicionin tënd, duhet të punosh shumë sidomos në trajnime. Për mua është perfekt, më pëlqen. Besoj se të gjithë në klub dëshirojnë të jenë në nivelin me të lartë”, deklaroi Lindelof.























