United heq dorë nga një tjetër lojtar
Manchester United nuk dëshiron të transferojë në ekip yllin e Lilles, Nicholas Pepe.
Mediat angleze thonë se “Djajtë e Kuq” ende nuk kanë biseduar me Lillen për talentin e tyre, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. “Djajtë” kanë transferuar Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka këtë verë dhe kanë vetëm dy javë kohë për të transferuar ndonjë lojtar tjetër, transmeton KosovaPress. United është në negociata me mbrojtësin e Leicesterit, Harry Maguire dhe mesfushorin e Newcastle United, Sean Longstaff, andaj nuk kanë para për sulmuesin me prejardhje nga Bregu i Fildishtë.Fansat e United po kërkojnë që disa lojtarë të transferohen në “Old Trafford”, pasi ekipi i tyre nuk është i fortë sa për të sfiduar Manchester Cityn dhe Liverpoolin.























