17:25 / 25.07.2019
VIDEO - Hamiti: Për një Qeveri të shumicës, që del nga zjedhjet
Muhamet Hamiti nga LDK-ja ka thënë se duhet të krijohet një Qeveri e shumicës dhe një gjë e tillë mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve.
Ai ka folur të enjte në “Imazh” te RTK.
“Ka rënë një qeveri e pakicës, duhet të bëhet një qeveri e shumicës. Dhe nuk ka mënyrë tjetër si të bëhet kjo pos me zgjedhje. Unë nuk besoj që është reale që të pritet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë”, ka thënë ai. “Qeveria ka kohë që ka ekzistuar në saje të PSD-së”.























