Suspendohen dy zyrtarë të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike
BKT
Lajme

Suspendohen dy zyrtarë të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike

Policia e Kosovës njofton se sot janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy zyrtarë të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale, andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme