2.6 milionë euro për Stadumin e Palestrën në Gjilan
BKT
Lajme

2.6 milionë euro për Stadumin e Palestrën në Gjilan

2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka falenderuar Kujtim Gashin, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Postimi i plotë:

2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër. I pari përfundon në vitin 2021, ndërkaq ky i dyti në vitin e ardhshëm. Falëmnderit ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas. Urime!


MË SHUME NGA Lajme