16:33 / 26.07.2019
Zidane: Nuk më intereson e ardhmja e James
Zinedine Zidane ka thënë se ardhmja e kolumbianit, James Rodriguez nuk i intereson atij.
James pritet të largohet nga “Los Blancos”, pasi qëndroi dy sezone te Bayerni dhe është i lidhur me një transferim te Atletico dhe Napoli.
“Është punë e klubit. Është diçka mes tij dhe presidentit, nuk është puna ime”, deklaroi ai.
Zidane tha se është duke punuar me lojtarët dhe nuk po e mendon zëvendësimin e Marco Asensios, i cili u lëndua në lojën kundër Arsenalit dhe më shumë mundësi do të humbasë tërë sezonin.
“Jemi duke punuar me lojtarët. Jemi duke menduar për lojën e parë të sezonit. Asgjë nuk ka ndryshuar, nuk jam duke menduar se kush do ta zëvendësoj Asension”, deklaroi francezi.























