Në rast se dështon Lukaku, Interi ka gjashtë alternativa
BKT
Sport

Në rast se dështon Lukaku, Interi ka gjashtë alternativa

Interi po planifikon ta transferojë Romelu Lukakun gjatë kësaj vere nga Manchester Unitedi. Por, nëse dështon sulmuesi belg, klubi italian i ka gjashtë alternativa të tjera për sulmin.

Interi është i vendosur ta transferojë Romelu Lukakun e Manchester Unitedit, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Mauro Icardit, i cili pritet të largohet.

Mirëpo, Nerazzurri i kanë gjashtë alternativa të tjera nëse dështon transferimi i sulmuesit belg.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit italian kanë nisur t’i vlerësojnë profilet tjera të lojtarëve për ta përforcuar sulmin.

Edin Dzeko mbetet një objektiv i vjetër i Interit, por krahas tij në listë tash janë futur edhe sulmuesit tjerë të njohur si Edinson Cavani, Karim Benzema, Duvan Zapata, Roberto Firmino, Rafael Alexandre Conceiçao Leao e Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi boshnjak i Romës pritet të arrijë në “Giuseppe Meazza”, por trajneri Conte e ka kërkuar edhe një sulmues, i cili mund të jetë njëri nga të lartpërmendurit, nësedështon pista e ish-sulmuesit të Evertonit dhe Chelseat.