18:23 / 26.07.2019
Matoshi: Qeveria në dorëheqje ka legjitimitet kushtetues, e thotë Komentari
Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, konsideron se Qeveria në dorëheqje ka legjitimitet kushtetues.
Ai ka folur të premtën në “Imazh” te RTK.
“Enver Hasani e ka një Komentar, në të cilin thuhet se qeveria e shkarkuar me mocion mosbesimi është njëjtë si qeveria e dorëhequr dhe ajo qeveri, qoftë e shkarkuar me mocion qoftë e dorëhequr, e vazhdon kujdestarinë në detyrë deri në pranim-dorëzimin e detyrës”, ka thënë Matoshi.























