Kërkohet interpretim se a ka të drejtë qeveria në dorëheqje të marr vendime
BKT
Lajme

Kërkohet interpretim se a ka të drejtë qeveria në dorëheqje të marr vendime

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion nëse kanë të drejtë të marrin vendime derisa janë qeveri në dorëheqje.

Kjo erdhi derisa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrat e PDK-së dhe të Nismës Socialdemokrate, shtruan çështjen se a kanë të drejtë të marrin vendime.

Haradinaj tha se me këto pasiguri ligjore të paraqitura i duhet që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili tha se në rendin e ditës së propozuar kishte më shumë tema sesa ata kanë kompetenca dhe përgjegjësi ligjore.

Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se dëshirojnë të dinë se cilat janë kompetencat e tyre.

Pas këtyre deklaratave, Haradinaj tha se për qartësim do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çka kundër ishin ministrat e PDK-së dhe Nismës, pasi sipas tyre duhet një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se një komunikim dhe koordinim politik do të ishte më i lehtë sesa vendimi për ta dërguar vetën në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe ministri i Financav,e Bedri Hamza propozoi që të partnerët e koalicionit të takohen dhe të diskutojnë për këtë situatë.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se vetëm pyetja drejtuar Gjykatës Kushtetuese e pezullon aktivitetin e qeverisë deri në marrjen e një përgjigje.

Megjithatë, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij që të marrë një opinion nga Gjykata Kushtetuese.

“Në një marrëveshje politike mund ta gjejmë, por kjo marrëveshje politike nuk na jep edhe bazën ligjore kushtetuese”, tha ai. 


MË SHUME NGA Lajme