Hoti propozon ditë zie në Rahovec pas aksidentit tragjik
BKT
Lajme

Hoti propozon ditë zie në Rahovec pas aksidentit tragjik

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas aksidentit ku humbën jetën tre persona ka thënë Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve

"Ndjej keqardhje te thelle per te aksidentuarit dhe familjet e tyre ne aksidentin qe ndodhi sot ne Bernjake te Rahovecit. Eshte ky nje rast tragjik per te gjithe qytetaret e Rahovecit.
Besoj se Komuna e Rahovecit do te konsideroje shpalljen e nje dite zie, per te treguar se te gjithe bashkendjejme me familjet e te aksidentuarve. Kujdesi ne trafik duhet te jete maksimal. Raste si ky na tregojne sa i rendesishem eshte ky kujdes. Policia duhet te jete shume strikte ne kete aspekt, sepse kursen jete njerezish", shkruar Hoti.


MË SHUME NGA Lajme