23:21 / 26.07.2019
Malcom i gatshëm të largohet nga Barça, e kërkojnë këto klube
Agjenti i Malcomit, Luis Fernando Menez Garcia i ka treguar Barcelonës, se braziliani është i gatshëm për t’u larguar nga “Camp Nou”.
Ka pasur spekulime se braziliani do të qëndrojë në ekip për të luftuar për vendin e tij, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.
Klubet e interesuara për të janë Arsenali, Interi dhe Evertoni. Transferimi i tij mund të ndodh gjatë javës së ardhshme.























