​Haradinaj: Në zgjedhje hyjmë vetëm
BKT
Lajme

​Haradinaj: Në zgjedhje hyjmë vetëm

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron qeveri teknike dhe ka ftuar të gjitha partitë që të dakorodhen për të shpërndarë Parlamentin.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se në lidhje me këtë çështje ishte treguar mjaft i qartë kur kishte dhënë dorëheqje dhe çfarë propozonte të ndërmerrej në vazhdim.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk kishte pasur kontakte me presidentin Hashim Thaçi nga dita e dorëheqjes.

Kreu i AAK-së foli edhe për koalicionet parazgjedhore duke thënë se është vlerësim i strukturave të partisë që të shkohet vetëm në zgjedhje parlamentare.

Megjithatë, ai shtoi se janë të interesuar që të ketë një koalicion me NISMA-n, PSD-në, AKR-në, por jo me ndonjë nga partitë e mëdha.


MË SHUME NGA Lajme