PSD demanton lajmin se Aida Dërguti ka dalë nga kjo parti
BKT
Lajme

PSD demanton lajmin se Aida Dërguti ka dalë nga kjo parti

Para pak minutash është raportuar një lajm nëpër media se nënkryetarja e PSD-së ka braktisur partinë që e drejton Shpend Ahmeti.

Mirëpo, zyrtarë të PSD-së e kanë demantuar menjëherë këtë lajm, duke thënë se është 100 për qind i pavërtetë.

“Jo, është e pavërtetë. Absolutisht s’ka as shenja të kësaj që ka dalë nëpër portale. Nuk e di as kush e ka nxjerrë, por është e pavërtetë. Ju siguroj 100 për qind”, ka deklaruar për “Zëri.info” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Ky lajm sipas Kuçit është shpërndarë nga një portal me agjendë të përgatitur./Zeri


MË SHUME NGA Lajme