Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
BKT
Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Edhe sot mbi vendin tonë do të ketë mot të nxehtë, ndonëse do të ketë vranësira dhe pasdite edhe mundësi për reshje lokale shiu. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë mot më freskët.

Parashikimi i motit për ditët në vijim

28.07 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.07-30.07 – Në fillim të javës vransira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.


MË SHUME NGA Lajme