KQZ: Në këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje
BKT
Lajme

KQZ: Në këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj e ka rihapur temën në politikën kosovare për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përveç PDK-së, të gjitha partitë tjera janë shprehur pro zgjedhjeve parlamentare.

Por sa do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbaheshin këtë vit? 

KQZ për këtë vit nuk ka buxhet të planifikuar për zgjedhje.

“Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”, u shpreh një zyrtar i KQZ-së për Indeksonline.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2017-të, buxhetit të Kosovës i kushtuan 4 milionë euro.

Kaq pritet t’i kushtojnë edhë nëse mbahen këtë vit.


MË SHUME NGA Lajme