Vazhdojnë pritjet e gjata në hyrje-dalje në kufi
Bashkatdhetarët vazhdojnë të përballen me kolona e pritje të gjata nëpër kufijtë e Kosovës
Kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufijtë e Kosovës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar gjendjen aktuale që është nëpër kufijtë si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në raportin e fundit të publikuar nga kjo qendër del se në pikëkalimin kufitar në Merdare kolona dhe pritja është më e gjatë si në hyrje të Kosovës ashtu edhe në dalje.
Në ora 16:06, në Merdare pritja për të hyrë në Kosovë ka qenë deri në një orë e gjysmë ndërkaq kolona ka arritur deri në 300 metra.
Në këtë pikë kufitare janë regjistruar kolona dhe pritje edhe në dalje të Kosovës.
Deri në një orë ka qenë pritja e qytetarëve kurse kolona ka arritur deri në 150 metra.
Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë regjistruar kolona e pritje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi i pritjes te Dheu i Bardhë ka qenë deri në 40 minuta kurse kolona ka arritur deri në 200 metra.
Edhe në Muçibabë, qytetarët janë përballur me pritje.
Në këtë pikë kufitare për në hyrje të Kosovës kolona ka arritur deri në 200 metra kurse pritjet kanë qenë deri në 30 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare pritja është pothuajse normale dhe nuk kalon më shumë se 15 minuta në hyrje të Kosovës dhe 20 minuta në dalje të Kosovës./Lajminet/
























