Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Sabrie Graica
koordinatore e konferencës “Gruaja në Diasporë – Digë e fuqishme kundër asimilimit".

Kurse Majlinda Aliu nga RTK do të flasë rreth çështjes së "BREXIT-it" pas zgjedhjes së kryeministrit të ri Boris Johnson.

Arjeta Mjeku zëdhënëse e KRU "Prishtina" do të flasë për problemet e furnizimit me ujin e pijshëm.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme