Isa Mustafa i gatshëm për një mandat tjetër në krye të LDK-së
BKT
Lajme

Isa Mustafa i gatshëm për një mandat tjetër në krye të LDK-së

Më 3 gusht, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë zgjedhjet partiake.

Derisa kjo datë po ofrohet, kryetari aktual i kësaj partie, po përgatitet edhe për një mandat tjetër.

Madje, ai tashmë po bëhet gati të marr fronin e LDK-së, këtë e tregon edhe vet postimi i fundit i djalit të tij, Besnikut, i cili ka publikuar një fotografi me babain e tij, teksa ka shkruar: "Të disponuar për sfidat e radhës".

Ashtu siç ka raportuar ditë më parë Indeksonline, Mustafa do të jetë kandidat për kryar të LDK-së, pasi ai ka përkrahjen e shumicës së degëve dhe anëtarëve të lartë partiak.

Këto burime kanë raportuar gjithashtu se kandidaturën e Mustafës do ta përkrahin edhe ish “rivalët” e dikurshëm brenda partisë dhe ky fakt e bën atë favorit. 


MË SHUME NGA Lajme