20:24 / 28.07.2019
Dembele përmbys Arsenalin, Lyoni fiton Emirates Cup
Trofeu Emirates Cup shkon për Olympique Lyon. Në Emirates Stadium skuadra franceze mposhti 2-1 me përmbysje vendasit e Arsenalit në një ndeshje emocionuese.
I rikthyer pas 2 vitesh turneu veror Emirates tashmë me një format të ri pasi ndryshe nga më parë ku garonin 4 ekipe, merrnin pjesë vetëm 2 ekipe. Pjesa e parë u mbyll me suksesin 1-0 të Arsenalit falë golit të Aubameyang, por në fraksionin e dytë skenën e mori sulmuesi i talentuar francez, Moussa Dembele i cili shënoi dy herë duke përmbysur shifrat dhe duke i dhënë fitoren dhe trofeun Arsenalit.























