VIDEO-Diaspora shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës
RTKlive
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike sot do të organizojë konferencën me temën “Gruaja në diasporë – Digë e fuqishme kundër asimilimit”. Konferenca mbahet në Prishtinë.
Qëndresa Fazliu, udhëheqëse për media në Ministrinë të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se në këtë konferencë do të jenë shumë pjesëmarrës nga vende të ndryshme.
“Këtë vit është ndryshuar tema e konferencës, për dallim nga viti i kaluar ku ka qenë për suksesin e gruas në diasporë. Këtë vit kemi zgjedhur temën për gruan se çka bëjnë ato në diasporë për të mos lejuar asimilimin. Do të jenë 45 gra vetëm në panel”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj për të marrë pjesë në këtë konferencë ka pasur interesim shumë të madh.























