Banka Botërore: Kosovës i duhet një vend-akumulim i ri i ujit
BKT
Lajme

Banka Botërore: Kosovës i duhet një vend-akumulim i ri i ujit

RTKlive

Banka Botërore është në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë që do të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës, në Kosovën lindore, që është zona më e thatë në Kosovë, me më së paku të reshura vjetore.

Ky projekt synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje. Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. 


Projekti, i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë.Image may contain: text


MË SHUME NGA Lajme