Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur si Tahir Sinani
BKT
Lajme

Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur si Tahir Sinani

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar dëshmorin Tahir Sinani, ka thënë se ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave.

“Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme