Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Hajdin Thaçi, specialist i ORL-së, i cili do të na njoftojë më detajisht për kancerin e laringut.

Kurse Arian Krasniqi nga këshilli organizativ, dramaturg do të flasë rreth përkujtimit Bekim Lumi me moton “Unë besoj në Teatër”.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejt do të njoftohemi për ndeshjen e nesërme Feronikeli-Slovan Bratislava.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme