17:30 / 29.07.2019
Zeka: Ka bazë ligjore të mos i vazhdohet kontrata "Z-Mobile"
Deputeti Milaim Zeka, ka thënë që ka bazë ligjore për mosvazhdimin e kontratës midis Telekomit të Kosovës dhe kompanisë “Z-Mobile”.
Ai duke folur në “Imazh” te RTK ka thënë se edhe ai e konsideron veten pjesë të grevës së punëtërëve të Telekomit.
“Unë personalisht prej këtij momenti e konsideroj veten pjesë të kësaj greve dhe do të solidarizohem me ta. Ekziston baza ligjore që të mos vazhdohet kontrata me Z-Mobile. Nuk ka ndodhur në Kosovë asnjë krim më I madh se ky. Jo që duhet të ndërprehet kontrata, por unë do të ngrisë padi”, ka thënë ai.
Zeka ka theksuar se nëse funksionojnë gjykatat vendore atëherë Z-Mobile duhet të japë qindra miliona euro për dëmin që e ka shkaktuar.























