Haxhiu: Haradinaj e pa që s`po mund të përfitojë në emër të luftës
BKT
Lajme

Haxhiu: Haradinaj e pa që s`po mund të përfitojë në emër të luftës

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Hahiu, ka thënë se Ramush Haradinaj kur pa që nuk mundet më të përfitojë në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Postimi i plotë: 

Haradinaj dha dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale ndonëse arsye nuk ishte ftesa e speciales. 
Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë.

Kthim prapa as që mund të ketë. 
Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë.

Shpresa e vetme për vendin është Lëvizja VETËVENDOSJE!


MË SHUME NGA Lajme