23:18 / 29.07.2019
Në PSD besojnë se do të dalin mirë në zgjedhjet e parakohshme
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Driton Çaushi, ka vlerësuar se ky subjekt politik deri më tani ka arritur të paraqesë një model të ri të politikbërjes në vend.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka deklaruar se këtë model PSD-ja e ka treguar me qeverisjen e mirë të saj në Prishtinë dhe Kamenicë me aktivitetin e grupit të saj parlamentar.
Sipas Çaushit, i vetmi ka qenë grupi parlamentar i PSD-së i cili pos kritikës çdo herë ka dhënë edhe alternativa për zgjedhjen e problemeve.
Ai ka thënë se këto punë e bëjnë PSD-në të besojë fuqishëm se do të dalë mirë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Driton Çaushi ka theksuar se PSD-ja nuk do të bëj asnjë diskutim për koalicion me PDK-në.























