08:57 / 30.07.2019
Moti sot, me kthjellime dhe vranësira
Në Kosovë moti deri në mesjavë do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira duke sjellë rrebeshe shiu, me të dukshme në zonat malore.
Pritet që nga dita e enjte dhe në vijim të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të rikthehen në vend.
Nga e marta pritet rritje graduale e vlerave termike duke bërë që termometri në fundjavë të ngjitet deri ne 34-35 gradë C.























