Kaçurrela të përsosura, bëni vetë spërkatësin për kaçurrela të bukura
BKT
Lifestyle

Kaçurrela të përsosura, bëni vetë spërkatësin për kaçurrela të bukura

Me këtë recetë do të arrini në çast efektin e kaçurrelave me ujë të detit.

Flokët e valëzuara janë të përsosura kur është kohë e bukur. Duken valëvitëse, mirëpo me ndonjë veshje verore ky stil flokësh është ai i vërteti.

Me siguri keni vërejtur që kur dilni nga deti, tallazet janë posaçërisht bukur të formuara. Pikërisht kripa e detit është ajo që e bën këtë efekt.

Kripa e detit flokët i bën më të fortë dhe u jep vëllim dhe teksturë. Për shkak të kripës, tallazet qëndrojnë më gjatë dhe janë më të forta. Ky sprej do t’ju japë pikërisht efektin e tillë në flokë.

Ju nevojiten:

– vaj kokosi,
– xhel aloe vere,
– kripë deti,
– ujë i vluar.

Përgatitja:

Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. E gjitha që duhet të bëni është që në ujë të shtoni një nga një përbërësit, pastaj t’i tundni mirë – dhe spreji është i gatshëm për përdorim.

Qiteni në flokë dhe pastaj zhubravitni flokët me dorë, në mënyrë që t’u jepni formë tallazesh.