12:17 / 30.07.2019
Të premten shfaqet drama "Kur hana del"
Të premten, me 2 gusht, në ora:20:00, shfaqja "Kur hana del" Ag Apolloni, në regji të Ben Apollonit.
E vendosur në një spital psikiatrik, ngjarja ndërtohet mes dy simboleve, hënës (që simbolizon luftën, tragjedinë, errësirën) dhe diellit (që simbolizon shpresën, jetën, lirinë).
Drama “Kur hana del”, prej në titull sugjeron lidhje të drejtpërdrejtë me traditën shqiptare, gjë që përforcohet me motivin e besës, baladat shqiptare dhe këngët shqiptare, ndërsa storja lidhet me kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e Pavarësisë.
Në këtë shfaqje do të luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi.























