Sot homazh poetik për Ragip Sylajn
BKT
Kulturë

Sot homazh poetik për Ragip Sylajn

RTKlive

Sot, në orën 16:30, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet një homazh poetik në shenjë të përvjetorit të parë të ikjes në amshim të shkrimtarit Ragip Sylaj.

Homazhi poetik “E kujtojmë dhe e lexojmë Ragip Sylaj”, sipas dy organizatorëve, Adil Ollurit dhe Berat Dakajt, do ta sjellë edhe një herë shpirtin e Ragip Sylajt përmes poezive të tij.

Poezi të zgjedhura të Ragip Sylajt do të lexohen nga aktorja Adriana Morina. Ato janë shkëputur nga dy veprat e tij të fundit poetike “Kam drojë për ty” dhe “Letër engjëllit tim mbrojtës”, të botuara nga shtëpia botuese “Armagedoni”.


MË SHUME NGA Kulturë