Një pleqëri e shëndoshë përmes gudulisjes së trurit me elektricitet
Përdorimi i një pajisjeje elektrike për të dërguar impulse “gudulisëse” brenda veshit të dikujt mund të ndihmojë në të qëndruarit të shëndoshë në moshë të shtyrë, thonë shkencëtarët, shkruan Daily Mail.
Të stiumuluarit e nervit të vagusit përmes lëkurës së kokës mund ta nisë sistemin pushues nervor të një personi si dhe proceset vitale tretëse të cilat dobësohen me moshë.
Gjithashtu, kjo metodë mund ta reduktojë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemres apo rrahjeve jo të rregullta të saj, sipas hulumtuesve.
Mjaftojnë vetëm 15 minuta në ditë për ta sjellë rezultatin e dëshiruar, sipas një studimi të personave mbi moshën 55 vjeçare.
Ekspertët nga Universiteti i Leeds-it i kanë studiuar 29 vullnetarë të shëndoshë, dhe kanë vënë re se ky veprim e kishte rritur aktivitetin në sistemin nervor parasimpatik, i cili e kontrollon sistemin tretës dhe rrahjet e zemrës.
Disa nga vullnetarët kishin thënë që gjumi dhe shëndeti mendor iu kishte përmirësuar gjatë marrjes së këtij trajtimi.
Ky sistem nervor zakonisht bëhet më pak efekas teksa njerëzit moshohen, duke i bërë ata më të prirë që t’iu shfaqen sëmundje të zemrës – dhe tVNS (stiumilimi trasnkutan i nervit vagus) mund t’i parandalojë këto.























