Feronikeli e mbyllë aventurën evropiane, humb sërish nga Slovani
BKT
Sport

Feronikeli e mbyllë aventurën evropiane, humb sërish nga Slovani

Skuadra e Feronikelit e ka përfunduar aventurën në garat evropiane për këtë edicion.

Skuadra nga Drenasi, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ka pësuar humbje nga kampioni i Sllovakisë, Slovan Bratislava, me rezultat 0:2, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Europa League. Kësisoj, sllovakët kanë kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4:1, pasi ndeshja e parë në Bratislavë kishte përfunduar 2:1 në dobi të tyre. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19-të, me golin e shënuar nga Vernon De Marco. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi David Holman, në minutën e 54-t. Për dallim nga ndeshja e zhvilluar në Bratislavë ku tifozët sllovakë shpalosën slogane dhe bënë thirre urrejtëse dhe proserbe, këtu gjithçka kaloi në frymën sportive.
Kujtojmë se ndeshja u transmetua ekskluzivisht në RTK 1.