Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së priti në takim delegacionin e KFOR-it
BKT
Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së priti në takim delegacionin e KFOR-it

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës,  Eset Berisha, dje priti në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, Marco Farao, i cili po e përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post Di Peco dhe Csaba Katona, zyrtar i operimeve.

Drejtori Berisha, vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR dhe AACK-së dhe falënderoi Farao për bashkëpunim gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme