Varane: Pogba do të ishte fantastik tek Reali
BKT
Sport

Varane: Pogba do të ishte fantastik tek Reali

Raphael Varane beson se Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse do t`i bashkohej Real Madridit.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane.

 “Kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ai.

Gjatë merkatos së verës Pogba është lidhur shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu”