13:55 / 31.07.2019
KGjK-ja emëron udhëheqësit e Departamentit Special
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka emëruar Udhëheqësit e Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.
Gjyqtari Valon Kurtaj u emërua udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kurse gjyqtari Baton Dërguti caktohet si udhëheqës në Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.
Gjithashtu Këshilli ka marrë vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se Ilmi Bajrami është kërkuar të caktohet për këtë pozitë.
“Kryetari i Gjykatës Supreme ka propozuar të caktohet Ilmi Bajrami si ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbiqkyrës në Dhomën e Posaçme”, tha Çocaj.

























