Caktohet ushtruesi i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme
BKT
Lajme

Caktohet ushtruesi i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot miratoi propozimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, për caktimin e ushtruesit të detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarin Ilmi Bajrami, deri në emërimin e gjyqtarëve të rinj, sipas konkursit të shpallur. Gjyqtari në fjalë, deri më tani, ka punuar ne Kolegjin e Apelit.

Në vijim të këtij takimi, është bërë  miratimi i emërimit të udhëheqësit të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjyqtari Valon Kurtaj, si dhe u emërua udhëheqësi i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Vaton Durguti, tanimë të zgjedhur gjyqtarë në Departamentin Special.

Me kërkesë së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, Këshilli emëroi ushtrues të përkohshëm të detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë, gjyqtarin Imri Sejda.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, morën vendim që të shpallin konkurs për një  gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë.

Këshilli shqyrtoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme të SKGJK-së, për pensionimin e gjyqtarit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Hysen Gashi, mandati i së cilit përfundon sipas fuqisë ligjore. Me vendim nga Këshilli, do të njoftohet presidenti i Republikës së Kosovës.

Anëtarët e KGJK-së përzgjedhin panelin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili përbëhet nga gjyqtarët: Evner Peci, Manushe Karaqi, Cerim Fazliji, Nenad Laziq dhe Isa Kelmendi. Kryetar i këtij paneli është Enver Peci ndërsa anëtare rezervë janë gjyqtaret Makifete Saliuka dhe Gyltene Sylejmani.


MË SHUME NGA Lajme